Elmi Reçica: Qeveria e tanishme ka për qëllim të zhbëjë atë që është punuar që nga pas lufta e deri më sot

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica,  ka deklaruar se qeveria e tanishme ka për qëllim të zhbëjë atë që është punuar deri më sot, duke përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës. Së pari, unë mendoj që kjo qeveri nuk është duke pasur parasysh që para se të vijë në qeverisje dhe para të krijohet kjo qeveri ka pasur angazhim të vazhdueshëm që të arrihet liria dhe pavarësia e këtij vendi. Dhe nuk po shosh se asnjë nga këto nuk është duke u respektuar”, tha ai. Po shoh diçka krejt tjetër. Po shoh një tendencë për ta ndryshuar apo  për ta  zhbërë atë që është kryer  më 17 shkurt të vitit 2008. Këshilli gjyqësor, Këshilli Prokurorial, ajo që po mundohen të bëjnë realisht nuk na sjellin diçka të mirë. Dhe po e bëjnë pa konsensus. Pa ndryshime kushtetuese. Kemi vërejtje nga institucione te ndryshme, të brendshme e të jashtme. Është opinion i krijuar. Një pjesë e veprimeve që i kanë ndërmarrë, s’po them që është anti-UÇK, por ka një premisë që të nënvlerësohet ajo që është bërë. Elmi Reçica ka sqaruar se PDK e ka marrë Kosovën më vetëm 680 milionë euro buxhet, ndërsa e ka lënë qeverisjen me afër 3 miliardë. “Ka tendencë të zhbëhet e gjithë ajo përpjekje që është bërë. E gjithë rezistenca prej viteve të 90-ta” Problemi është që ne kemi humbur betejën për të vërtetën. Sikur në mërgim dhe këtu. PDK ka qeverisur me 12 vjet, por me Kryeministrinë vetëm 7 vjet ka saktësuar, Elmi Reçica në një emision televiziv.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur sot ka mbajtur një sesion informues me familjarët e të zhdukurve

Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë

Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …