Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kritikuar qeverinë për bllokim për përfundimin e punëve për ndërtimin e spitalit regjional të Ferizajt. Ai tha se spitali regjional i Ferizajt do të përurohej sot, në shënimin e 22-vjetorit kur spitali ushtarak i UÇK-së i Zonës Operative së Nerodimës që kishte qenë në Shpellën e Lakuriqëve kishte zbritur në qytet, por që tha se një gjë e tillë është pamundësuar nga qeveria. Ai tha se me ndërtimin e atij spitali do të mund të trajtoheshin 250 mijë banorë të Ferizajt. Reçica u shpreh se po të ishte PDK në qeveri dhe Uran Ismaili ministër i Shëndetësisë, sot do të përurohej spitali regjional i Ferizajt. Spitali i Ferizajt ka zanafillën nga qershori i vitit 1999, ditën kur spitali ushtarak i ZO-Nerodimës me 65 te plagosur dhe personelin mjekësor nga zona e luftës vendosen në njërin segment të Shtëpisë së Shëndetit të qytetit në të cilin objekt gjendet edhe sot spitali.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …