Ike Baca Ahmet, ike dhe shkove në amshim, duke lënë një boshllëk të madh tek të gjithë ne. Tek të gjithë ne, që çmuam dhe vlerësuam lart; pendën tënde të artë dhe mendjen tënde të ndritur, prej shkrimtari, atdhetari e intelektuali, nga më të mëdhenjtë të këtyre dekadave të vështira, nëpër të cilat kaloi kombi ynë, e në veçanti Kosova. Gjithmonë i palëkundur në shërbim të së vërtetës, të së drejtës dhe vlerave më të çmuara, që pati ky popull. Gjithmonë i pathyeshëm përballë sfidave të kohës, qëndrove me kokën lart. Pranove të vuash, të hiqesh, por të mos lëkundesh, sepse e vërteta është vetëm një, dhe nuk mund të jenë dy. Dhe ti nuk hezitove ta thuash atë, ta thuash fuqishëm dhe me zë. Do na mungosh shumë, Bac! Do i mungosh shumë Kosovës dhe mbarë kombit, për të cilin dhe çdo gjë nga vetja jote! Ti ike, por mbrapa lë veprën tënde, testament i shkruar në netë pa gjumë, kur të tjerët të dehur i gdhinin mëngjeset në lokalet plot zhurmë. Ti ike, në një ditë të veçantë, sepse e veçantë ishe jeta dhe veprimtaria jote! Ti ike kur ende shumë i duhesh Kosovës, kur ende kishe shumë për t’i dhënë! Pse, pse, Bac…?! Lavdi e përjetëshme jetës dhe veprës tënde, Bac!”
