Pas raportimeve për eksplodime në pjesën veriore të Mitrovicës, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka deklaruar se gjendja në veri është e qetë dhe e sigurt. “Ka pas informacione që në Mitrovicë të Veriut kanë qenë dy detonime, por policia konfirmon se ne jemi në qytet dhe nuk ka dëme apo lëndime në njerëz. Mund të ndodh që këto detonime të jenë shkaktuar nga mjetet piroteknike apo diçka tjetër, por mund të sigurojmë që veriu i vendit është i sigurt”, është cituar të ketë deklaruar, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
