Eman Rrahmani

Eman Rrahmani: Biseda telefonike e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin është skandal politik

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, e ka quajtur skandaloze bisedën telefonike të shefes së grupit parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, me kriminelin Millan Radojçiq. Unë kam thënë se edhe atëherë ka qenë gabim edhe tash them është gabim, sidomos kur dihet që një person është në kërkim nga organet e shtetit dhe është në listën e zezë të Amerikës. Në aspektin e përfaqësimit politik dhe ideologjik kam deklaruar që s’kam të bëj asgjë me Mimoza Kusarin edhe me Alternativën si subjekt,” tha deputeti Eman Rrahmani. Ai gjithashtu shtoi se nuk po e heq përgjegjësinë nga Kusari-Lila. Ky është skandal, në aspektin që je duke diskutuar me dikë që është në kërkim nga organet e shtetit. Sidomos kur nuk e tregon të vërtetën më pas në emision, është edhe më problem. Ky është gjykimi që unë mund të bëj si deputet, s’kam ndonjë mekanizëm tjetër që mund të marr, ka saktësuar deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …