Deputeti, Eman Rrahmani ka zyrtarizuar largimin e tij dhe të Visar Korenicës nga Vetëvendosja

Eman Rrahmani dhe Visar Korenica largohen nga Vetëvendosja dhe paralajmërojnë një nismë të re politike

Deputeti Eman Rrahmani, i cili ka njoftuar largimin e tij nga partia  Vetëvendosje, ka deklaruar se mandati i tij si deputet, si pjesë e këtij subjekti politik, ka përfunduar. Sipas tij, largimi ishte rezultat i mospajtimeve të vazhdueshme me politikën e partisë dhe vendimeve që lidhen me disa ligje të rëndësishme. Ai ka theksuar se përplasjet kanë filluar me diskutimet për Kodin Civil, përmbajtja e të cilit, sipas tij, nuk ishte e pranueshme për shoqërinë kosovare. Eman Rrahmani, shtoi  se mosmarrëveshjet vazhduan edhe për ligje të tjera, si ai për fertilizim dhe Ligji për gjendjen civile, të cilin e cilësoi si veçanërisht të dëmshëm për shkak të lehtësimit të ndryshimit të gjinisë për personat nën moshën 18 vjeç. Pas këtyre zhvillimeve, Eman Rrahmani, dhe kolegu i tij, deputeti Visar Korenica, kanë vendosur  të krijojnë një nismë të re politike, që do të ketë si synim mbrojtjen e familjes tradicionale.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi dorëzon materiale arkivore mbi represionin ndaj shqiptarëve në Institutin për Krime Lufte

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një sërë materialesh arkivore Institutit …