Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, iu ka bashkuar reagimeve të shumta pas një performance amorale, nudiste në hapjen e festivalit, i cili quhet “DokuFest” dhe financohet nga Ministria e Kulturës. Ai i ka quajtur të papranueshme aktivitetet si këto, të cilat përkrahen nga paraja e taksapaguesve, dhe këta amoralë bëjnë përfomranca që kanë qëllim të vetëm shkatërrimin e familjes. Është e tmerrshme dhe e papranueshme se si DokuFest, Anibar, Parada e Krenarisë dhe qindra aktivitete të mbështetën nga pushteti qendror dhe lokal me miliona euro nga paraja publike për të promovuar antivlera dhe degjenerim të shoqërisë tonë! Tashmë është qartë e kuptueshme se të gjitha këto organizime kanë vetëm një qëllim, atë të shkatërrimit të familjes, si shtylla kryesore e shoqërisë dhe identitetit tonë. Arti dhe kultura që duan shkatërrimin e shoqërisë nuk janë art e as kulturë, e aq më shumë kur kjo financohet nga parat tona si taksapagues të këtij vendi. Asnjëherë ne nuk do të lejojmë që këto degjenerime të ndryshojnë vlerat e larta që vendi ynë frymëzon me shekuj e shekuj.