Duke komentuar rezultatet e Exi Polleve të zgjedhjeve, Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familje ka theksuar se janë duke pritur rezultatet zyrtare preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi që si koalicion nuk besojnë në rezultatet e exit-polleve. Ai ka theksuar më tutje se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, kauza për mbrojtjen e familjes do të vazhdojë. Rezultatet që janë publikuar nga exit-pollet nuk besojmë që janë korrekte për asnjë nga subjektet politike, për shkak se e kaluara ka dëshmuar që ato çdoherë kanë dështuar në saktësinë e tyre”, tha ai në konferencë për media. Gjendja në terren është më ndryshe. Ne po presim rezultatet zyrtare. Falënderojmë çdo votues të Koalicionit për Familje. Kauza për mbrojtjen e familjes do të vazhdojë”, ka theksuar Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familje.
