PShDK nuk ka dal me asnjë vendim nga kryesia për prishjen e koalicionit. Kjo është bërë nga individ të caktuar qe interesat e tyre i shohin me ndonjë subjekt tjetër politik, tha Demaj për Kosova.info. Demaj ka thënë se në rast të mos realizimit të marrëveshjes, për hapat e mëtejmë do të  vendos kryesia. Ndryshe, sot PShDK, ka dal me një komunikatë për medie me të cilën njoftonte se prishet koalicioni me PDK për shkak të mos realizimit të marrëveshjes parazgjedhore.