Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një kusht thelbësor për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian. Kjo deklaratë erdhi pas takimit të tij me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka thënë se nuk është plotësisht dakord me homologun e tij, por qëndrimet e të dyve po bëhen më të afërta. Megjithatë, nga ajo që shkroi Macron, duket se ky përmirësim i qëndrimeve është ende në proces. Macron shtoi se Franca është thellësisht e angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se ky proces është kyç për perspektivën e integrimit të Serbisë dhe Kosovës në BE.
