Kryetari i Francës Emmanuel Macron, ditë më parë ka biseduar përmes telefonit me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai përshëndeti mënyrën se si votoi Serbia në Kombet e Bashkuara, duke iu referuar rezolutës që dënon agresionin rus, në Ukrainë. Në deklaratën e Presidencës serbe, u tha edhe diçka që bëri jehonë të madhe në media. Ata thonë se kryetari francez i ka thënë pa mëdyshje Vuçiqit se, pavarësisht nga ndryshimet gjeopolitike në Evropë dhe në botë, Serbia mbetet një prioritet kyç dhe vendi i parë që do të hyjë në Bashkimin Evropian. Në deklaratën e ambasadës franceze në Beograd, thuhet se “Presidenti Macron vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë midis Francës dhe Serbisë, qartësinë e pozicionit të saj në organizmat ndërkombëtare për luftën në Ukrainë dhe respektimin e nevojshëm për sovranitetin e shteteve”. Ai kërkon nga të gjitha vendet afër tij, veçanërisht vendet si Serbia, të cilave u është konfirmuar perspektiva evropiane, të shqyrtojnë së bashku mënyrat dhe mjetet për të vazhduar më tej, forcojnë lidhjet e tyre dhe ndërtojnë një të ardhme të përbashkët për të gjithë evropianët, thuhet në njoftimin e publikuar nga ambasada franceze.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …