Emergjencat Civile dhe Rezervat e Shtetit kanë shpërndarë ndihma ushqimore në Tiranë

Emergjencat Civile dhe Rezervat e Shtetit kanë shpërndarë ndihma ushqimore në Tiranë

Emergjencat Civile dhe Rezervat e Shtetit kanë shpërndarë ndihma ushqimore dhe batanije për zonat e prekura nga përmbytja e ditëve të fundit në Tiranë. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i shoqëruar nga prefekti, Sadi Vorpsi, dhe deputeti i zonës Rakip Suli, bëri apel për solidaritet të gjithë shoqërisë. “Zona ku jemi është një zonë që në mënyrë ciklike përmbytet. Dhe ndërkohë na duhet të marrim masa emergjente për të garantuar që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen. Ka shumë rëndësi solidariteti i njerëzve, solidariteti mes nesh, për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Është e disata herë që kemi ndihmuar komunitete të caktuara që kemi ndihmuar komunitete të caktuara që janë gjendur në vështirësi për shkak të kushteve atmosferike dhe veçanërisht përmbytjeve.  Në kushtet aktuale po bëjmë gjithçka është e mundur për të menaxhuar situatën çdo cep të Shqipërisë, për të mos pasur vështirësi e situata kritike me përmbytjet. Por nga sot nisim dhe një fushatë të tërë ndihme dhe solidariteti për ata që u prekën nga kjo përmbytje”, tha ministri, Saimir Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …