Grenell

Emërimi i Sekretarit amerikan të Shtetit po pritet me shqetësim, pas marrëdhënieve jo të mira të Kurtit me Grenellin

Gazeta amerikane “Politico” ka shkruar për emrat e mundshëm të cilët pritet të jenë pjesë e kabinetit të Donald Trump pas fitores në zgjedhjet presidenciale. Pozita më e përfolur është ajo e Sekretarit të Shtetit. Sipas gazetës për këtë pozitë janë pesë emra të mundshëm, mes tyre Richard Grenell, ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi dhe Robert O’Brien ish-këshilltar i Trump për Siguri Kombëtare, i cili ka qenë gjithashtu i përfshirë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Emri i ri i Sekretarit të Shtetit po pritet me shumë interes edhe nga klasa politike kosovare, pasi qeveria aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti kishte pasur përplasje të vazhdueshme me ish-administratën e Trump dhe ish-emisarin.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …