Emërohet Komisioni që do të bëjë vlerësimin e vërtetimeve për sponosorizim në Kulturë, Rini dhe Sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar vendimin për emërimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për lëshimin e vërtetimit për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me një mandat dy vjeçar me mundësi rizgjedhjeje. Komisioni do të përbëhet nga 5 anëtarë. Komisioni në punën e tij do të ketë të gjitha përgjegjësitë që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve zyrtare dhe të sigurojë zbatimin e plotë të akteve normative që rregullojnë çështjen e sponsorizimit, Anëtarët e komisionit do të kompensohen financiarisht për punën e tyre për mbledhjet e mbajtura. Kryesuesi do të kompensohet me 125 euro për mbledhje, ndërsa anëtarët me nga 100 euro secili, por ky kompensim lejohet më së shumti për dy mbledhje të mbajtura gjatë muajit. Komisioni në punën e tij do të ketë të gjitha përgjegjësitë që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve zyrtare dhe të sigurojë zbatimin e plotë të akteve normative që rregullojnë çështjen e sponsorizimit, Ligjin nr. 05/L-090 dhe Rregulloren nr. 01/2018 për Përcaktimin e Kritereve, Procedurave dhe Formës për Vërtetimin e Sponsorizimit në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri Gashi emërimin e Komisionit e cilësoi si një realizim të një obligimi ligjor dhe u shpreh se përmes këtij Komisioni finalizohen procedurat që kanë qenë të parapara që MKRS-ja t’i realizojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …