Emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së Mirosllav Laççak pritet të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme. Radio Evropa e Lirë merr vesh nga burimet diplomatike në Bruksel se ata do të qëndrojnë në Prishtinë e Beograd të hënën dhe të martën. Vizita e tyre, sipas burimeve, do t’i ketë dy qëllime kryesore: uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe vazhdimin e punës për zbatimin e Marrëveshjes që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kjo vizitë e dy zyrtarëve të lartë vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës është tensionuar. Tensionet në atë pjesë të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Amerika dhe të gjitha vendet mike kritikuan ashpër Qeverinë Kurti për veprimet e saj të ngutshme dhe duke mos ia lejuar mospjesëmarrje në stërvitjet ushtarake “Mbrojtësin i Evropës 2023”.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …