Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kundërshtuar propozimin e Albin Kurtit, që për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, palët të pajtohen paraprakisht për vijat e përgjithshme të tij, para se Prishtina të paraqesë një projekt konkret. Qëndrimi ynë është se Asociacioni duhet të jetë një model evropian. Qëndrimi amerikan, ka qenë gjithnjë se modeli i Asociacionit duhet të jetë i tillë që të ofrojë shërbime komunale për një pakicë kombëtare. Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë në Kushtetutën e Kosovës, në strukturën e saj ligjore, apo funksionalitetin e saj. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian u ka dhënë 16 lloje të ndryshme modelesh evropiane, që do të funksiononin për Kosovën. Në asnjë nga ato modele nuk mundet, që një vend fqinj të hyjë brenda kufijve të një vendi tjetër dhe të pengojë funksionalitetin e tij. Pra, nuk po kërkojmë një mjet matematikor midis dy qëndrimeve. Kërkojmë një version evropian. Atij nuk i duhet asgjë më shumë se kjo. I Pyetur çka do të bëjë Amerika nëse Kurti vazhdon të mos dëgjojë, Escobar ka thënë se kjo nuk është një çështje me Amerikës dhe Kurtit. Këtu është i gjithë komuniteti transatlantik që po i thotë qeverisë së Kosovës se dëshirojmë të bashkëpunojnë me qeverinë, por ne nuk mund të respektojmë vendime të njëanshme që krijojnë tension në një mënyrë të panevojshme, të shmangshme dhe të parashikueshme. Kjo është e gjitha çfarë po kërkojmë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …