Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vizitoi Shqipërinë dhe u takua edhe me liderët kryesorë, kryetarin Bajram Begaj, kryeministrin, Edi Rama, kryetarin e PD-së Alibeaj dhe Ilir Metën. Ai ka deklaruar se vizita në Shqipëri nuk është absolutisht e lidhur me zgjedhjet lokale. Është pjesë e konsultimeve të rregullta që kemi me aleatët e ngushtë. Dhe Shqipëria është një aleate e ngushtë. Ndërkohë që në fushën e betejës së garës elektorale ka dalë Sali Berisha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësojnë atë si përfaqësues të së shkuarës. Zoti Escobar përjashtoi çdo mundësi që të rishikohet statusi ‘non grata’ për Berishën. Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë, është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit, sipas legjislacionit tonë. Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …