Emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, një ditë para takimit në Ohër sot bisedoi me tre krerët e shtetit të Kosovës, Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani. Pas takimit me Vjosa Osmanin, Escobar tha se pret rezultat pozitiv nga takimi i 18 marsit në Ohër. Ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësit për Kosovën dhe Serbinë për tu bërë pjesë e komunitetit euro-atlantik. Ky propozim jep një mundësi të madhe për paqe për të dy vendet. Ne kemi synim që kjo të funksionojë për Kosovën por jo vetëm për Kosovën. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër. Jam shumë optimist për një zgjidhje një paqësore. Dhe shpresoj se pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, ka thënë, Gabriel Escobar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …