Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, pasi krerët në Beograd kanë paralajmëruar se këtë do ta kërkojnë nga KFOR-i. Ne e hedhim poshtë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim këtë fare kërkese të Serbisë. Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes pjesëmarrjes në KFOR, tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
