I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që të hënën e ardhshme, të vijë për një vizitë në vendin tonë. Ai me këtë rast do të takohet dhe do të bisedojë me kryeministrin, Albin Kurti. Vizita e emisarit amerikan Escobar, në Kosovë, pason vizitën e emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtinë e Beograd, me ç rast është takuar me autoritetet zyrtare të Kosovës dhe Serbisë, të cilëve u ka lënë për lexim versionin e ri të Planit franko-gjerman, tani plani i BE-së.