leoni

Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë njëra nga temat, të cilat priten të diskutohen nga Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Emisari, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, pritet vijnë sot në Prishtinë

Emisari  amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vijnë sot në Prishtinë. Ata do të bëjnë përpjekje për të bindur palët në Kosovë dhe në Serbi  që të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të vendit, si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumenteve  serbe. Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk kanë arritur marrëveshje. Megjithatë burimet e BE-së kanë thënë se do ta vazhdojnë punën intensive në kërkim të zgjidhjes” dhe se derisa të mos arrihet zgjidhja, nuk do ta konsiderojnë këtë rund të dialogut si të përfunduar”.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …