Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do ta përfundojë mandatin e tij pas dy ditësh. Në një intervistë për RTS, ai ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë të jetë e angazhuar në procesin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve. Sipas tij, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do të përfshihet drejtpërdrejt në këtë proces, ndërsa Peter Sorensen do të marrë detyrën si pasardhës i tij. Ai ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 9 shkurt, BE-ja do të dalë me një propozim të ri për Kosovën dhe Serbinë. “Ne kemi analizuar situatën dhe jemi të përgatitur për rifillimin e dialogut në nivelin më të lartë pas zgjedhjeve në Kosovë. Kaja Kallas ka shprehur gatishmërinë për të udhëhequr procesin, ndërsa Sorensen do të jetë pranë saj për të ndihmuar në këtë punë”, ka thënë Lajçak.
Kontrolloni gjithashtu
Qindra studentë serbë kanë marshuar nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave që kanë tronditur vendin
Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në …