Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojë për një vizitë Kosovë. Burimet e lajmeve nga në Bruksel nuk përjashtojnë mundësinë që ai gjatë qëndrimit në rajon të vizitojë edhe Beogradin. Është kjo hera e dytë që brenda dy javëve Lajçak viziton vendin tonë Më 25 janar, ai ka vizituar vetëm Prishtinën ku ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin. Ende nuk ka konfirmim se cilët do jenë bashkëbiseduesit e Lajçakut në Prishtinë dhe në Beograd. Do jetë kjo gjithashtu hera e parë që Lajçak takohet me qeveritarët në Prishtinë nga koha kur kryeministri Albin Kurti ka dhënë sinjale se asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë mund të formohet, por me disa kushte specifike.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …