Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka folur lidhur me takimet që ka pasur me zyrtarët shtetërore të Kosovës dhe Serbisë

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka folur para gazetarëve në ditën e fundit të vizitës në Kosovë lidhur me takimet që ka pasur me zyrtarët shtetërore. Lajçak tha se në takimin e fundit mes Bislimit dhe Petkoviqit që ka ngjallur interesim rreth temës së arkivave, zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se s’ka arkiva të UÇK-së, por arkiva shtetërore të Kosovës. Nuk ka pasur diskutime speficike për arkivat, ka pasur rikonfirmim se nuk do të ketë pengesa nga palët për të pasur kyçje në arkiva kjo është çfarë është thënë edhe para një viti. Ne diskutuam për datat e mundshme të takimit të ardhshëm me zyrtarët shtetërorë të Kosovës për të cilat do t’i diskutoj edhe në Beograd.  Është e rrezikshme të flitet për një afat kohor të arritjes së marrëveshjes, çfarë është e rëndësishme është se dy palët janë shprehur të gatshme për dialog”, u shpreh ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …