Emisari i BE-së Miroslav Lajçak, ka pritur në zyrën e tij, në Bruksel komandantin e radhës të KFOR-it, gjeneralin turk, Özkan Ulutash

Emisari i BE-së Miroslav Lajçak, ka pritur në zyrën e tij, në Bruksel komandantin e radhës të KFOR-it, gjeneralin turk, Özkan Ulutash

Emisari special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak, ka pritur në zyrën e tij, në Bruksel  komandantin e radhës të KFOR-it, gjeneralin turk, Özkan Ulutash. Lajçak tha me këtë rast  se kanë folur për situatën aktuale në Kosovë dhe tha se pret që të vazhdojë bashkëpunimi me KFOR-in. Ishte kënaqësi të mirëpresim komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutash në zyrën time sot. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in”, ka shkruar emisari special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …