Emisari i BE-së, për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u takua me kryeministrin, Albin Kurti gjatë vizitës, në Greqi

Emisari i BE-së, për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u takua me kryeministrin, Albin Kurti gjatë vizitës, në Greqi

Emisari i BE-së, për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u takua  me kryeministrin, Albin Kurti gjatë vizitës, në Greqi. Ai tha se ky takim është parapërgatitje për takimin e dy majit, të cilin Lajçaku e konsideroi si tejet të rëndësishëm. U takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë një takim veçanërisht i rëndësishëm. Ai ndër të tjera përmendi aktivitetet që ka bërë gjatë kësaj jave e që veçoi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Në Vjenë fola për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimin e tij në rajonin e gjerë gjatë një paneli diskutimi në Universitetin Webster. Në Bruksel, pata një nga shkëmbimet e mia të rregullta me socialdemokratët në Parlamentin Evropian, të cilët ndjekin nga afër rajonin dhe rregullisht udhëtojnë dhe ndërveprojnë me Ballkanin. Dhe e mbylla javën time me diell në Greqi, ku mora pjesë në Forumin Ekonomik vjetor Delphi në qytetin antik Delphi. Greqia, si një fqinj i drejtpërdrejtë i Ballkanit, e njeh dhe e kupton mirë rajonin dhe prandaj forumi i kushtoi vëmendje të veçantë të ardhmes evropiane të rajonit. Ky ishte edhe fokusi i panelit tim këtë vit”, shkroi ai ndër tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …