Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka biseduar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Lajçak ka theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023 si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Në takimin tonë të fundit në rolin tim aktual, diskutuam për situatën aktuale të dialogut. Theksova se Marrëveshja e Ohrit hapi rrugën përpara drejt normalizimit. Përparimi i mëtejshëm është në interes të Serbisë, Kosovës dhe të ardhmes së tyre evropiane,” deklaroi Lajçak.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti dhe ish-diplomati, Avni Arifi shpreh dyshime se fjalimet e Albin Kurti, duket sikur janë pasojë e substancave narkotike
Analisti, Avni Arifi, ka folur për mënyrën e të shprehurit të kryeministrit Albin Kurti gjatë …