Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka biseduar në Bruksel me të dërguarin amerikan, Gabriel Escobar

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka pritur në Bruksel të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Lajçak tha se me z. Escobar kanë pasur një diskutim të thellë mbi dialogun Kosovë-Serbi. Lajçak ka shkruar  me këtë rast se është  i lumtur që mirëpriti kolegun dhe mikun e tij  të mirë, Gabriel Escobar, në Bruksel. Po ashtu ai ka sqaruar se së bashku me ekipet e tyre kanë pasur  një diskutim të thellë mbi Dialogun, gjendjen aktuale, rrugën e ecjes përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, ka shkruar  Lajçak, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …