Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka dhënë detaje për takimin e sotëm me krerët e partive politike opozitare. Ai ka bërë të ditur se ua kanë sqaruar krerëve të opozitës për pasojat, krizën aktuale dhe për dëmin që i është shkaktuar Kosovës sa i përket reputacionit ndërkombëtar. Ai ka treguar se i kanë kërkuar opozitës që të mbështesin një zgjidhje politike për shtendosjen e situatës. Escobar dhe unë ua shpjeguam partive opozitare shqiptare të Kosovës pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”, ka thënë Lajcak.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …