Ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nga dita e sotme e deri më 29 qershor do të qëndroj për vizitë në vendin tonë. Zyra e BE-së në Prishtinë ka bërë me dije se Lajçak gjatë vizitës në Kosovë sot u takua me kryeministrin, Albin Kurti ndërkohë që pritet të takohet edhe kryetarët e partive kryesore opozitare. Fjalimi për media i emisarit Lajçak është planifikuar për të mërkurën, më 29 qershor. Kohë më parë, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë pranuar që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj. Në njoftim mes tjerash thuhet se gjatë qëndrimit në Kosovë, Lajçak planifikon të vizitojë Prizrenin dhe veriun e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …