Nëse krijohen pengesa për fillimin e dialogut Kosovë - Serbi, Grenell mund të largohet nga detyra e emisarit të SHBA-ve

Emisari i mirënjohur amerikan, Riçard Grenell, ka deklaruar se i tërë komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit

Ish-emisari i administratës së Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, ku ka rifilluar angazhimin e tij në politikën e jashtme, duke zbatuar interesat e administratës së re amerikane. Një nga çështjet së cilës ou ka adresuar është situata politike në Kosovë, duke shprehur kritika të drejtpërdrejta kundër kryeministrit Albin Kurti. Grenell ka deklaruar se na duhen partnerë të besueshëm, mirëpo Kurti nuk ka qenë i tillë. Ai gjithashtu ka theksuar se i tërë komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit. Në një segment që e përforcon këtë qëndrim, është edhe  Trump i Ri, i cili ka shpërndarë postimin e Riçard Grenellit, duke dhënë një sinjal të qartë mbështetjeje për deklaratat e tij. Duke qenë i afërt me babain e tij dhe i përfshirë në administratën amerikane, Trump i Ri ka luajtur një rol aktiv në çështjet e politikës së jashtme, siç u pa së fundmi gjatë udhëtimit të tij në Grenlandë në kuadër të synimeve strategjike amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se Kurti synon të krijojë një byro politike për të përndjekur kundërshtarët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar kundër  deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur …