Emisari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak, qëndroi në Kosovë, nga ku njoftoi se do të mbetet në këtë pozitë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithëse mandati i tij i rregullt përfundon në fund të gushtit dhe nga 1 shtatori do të duhej ta niste punën si ambasador në Zvicër, ai tha se i është kërkuar që të mbajë edhe pak pozitën që ka dhe se ka shumë punë për të bërë deri sa të largohet përfundimisht. Vizita në Prishtinë, e më pas edhe në Beograd, ai tha se “ka të bëjë me mënyrën e ripërqendrimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çfarë hapash konkret do të ndërmarrim. Ne e kemi një marrëveshje, duhet ta përshpejtojmë zbatimin e saj, tha Lajçak pas takimit me zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi. Ai nuk u takua me kryeministrin Albin Kurti, as me kryetaren, Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …