Emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po zhvillon vizitën e tij të parë në Kosovë

Emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po zhvillon vizitën e tij të parë në Kosovë nga 17 deri më 19 mars, një qëndrim që po shihet kryesisht si informues dhe përgatitor për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut. Sipas njohësve të procesit, është e vështirë të bëhen hapa konkretë në dialog pa formimin e qeverisë së re në Kosovë dhe zgjidhjen e krizës politike në Serbi. Megjithatë, Sorensen pritet të diskutojë me përfaqësuesit institucionalë dhe politikë për implementimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit të vitit 2023.  Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se gjatë marsit BE-ja do të shqyrtojë mundësitë për funksionalizimin e dialogut dhe avancimin e procesit.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR dhe EULEX nënshkruajnë procedurat e përbashkëta Operative për të forcuar bashkëpunimin

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, dhe Kreu i Misionit të Bashkimit Evropian për …