Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë takuar të martën komandantin e KFOR-it, Angjelo Ristuçia. Sipas njoftimit të KFOR, ata kanë folur për zhvillimet e fundit dhe dialogun. Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Mikele Ristuccia, u takua me përfaqësuesin special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Sunjog. Ata diskutuan përditësimin e fundit për situatën e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka njoftuar KFOR-i. Lajçaku është takuar me kryetaren Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …