Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë, me ç’ rast autoritetet italiane i ka njoftuar lidhur me çështjen e negociatave Kosovë-Serbi

Emisari, Mirosllav Lajçak, nuk beson se do të ketë marrëveshje të re në dialogun Kosovë-Serbi gjatë udhëheqjes së re të BE-së

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se nuk beson se do të ketë marrëveshje të re në dialogun Kosovë-Serbi gjatë udhëheqjes së re. Ai tha se është iluzion të besohet se me përfaqësuesin e ri të Lartë të BE-së, papritur do të ketë një proces të ri. Lajçak tha se në marrëveshjen e Ohrit, kanë punuar mendjet më të ndritura dhe se mbështetet plotësisht nga të 25 vendet anëtarë. Dhe përsëri, nuk mendoj që do të ketë një marrëveshje të re. Sepse nëse do të kishte një marrëveshje më të mirë, dikush do ta kishte propozuar. Janë mendjet më të ndritura që kanë punuar për këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje mbështetet plotësisht nga Shtetet e Bashkuara, nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe në veçanti nga Gjermania, Franca dhe Italia. Pra, është përsëri një iluzion të besosh se me përfaqësuesin e ri të Lartë të BE-së, papritur do të ketë një proces të ri, ka deklaruar Lajçak në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …