Emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka realizuar një takim me Ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus. Sorensen ka vlerësuar takimin si shumë të mirë dhe ka theksuar se të dy palët janë pajtuar për të intensifikuar koordinimin mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s në mbështetje të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sorensen ka shkruar se pati një takim shumë të mirë dhe njoftues me Ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus dhe pajtuam për koordinim të ngushtë BE-NATO në mbështetje të dialogut.