Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, pritet që sot të vijë për një vizitë në Kosovë. Ai, me këtë rast do ta takojë dhe do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Dje në Beograd emisari BE-së Mirosllav Llajçak ka qëndruar për vizitë zyrtare në Beograd dhe ka biseduar me kryetarin e Serbisë, Vuçiq. Lajçak është cituar të ketë deklaruar se gjatë qëndrimi në Beograd, me kryetarin serb kanë diskutuar se si do të respektohet marrëveshja për targat, si dhe për hapat e ardhshëm lidhur me normalizimin e marrëdhënieve, në mes të Serbisë dhe Kosovës duke u bazuar në planin gjermano-frëng i cili nuk i bën presion Serbisë për ta njohur Pavarësinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …