Miroslav Lajçak: Nuk do të tolerohet asnjë lloj destabiliteti në fqinjësi dhe se koha për deeskalimin e situatës është tani

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, pritet që së shpejti të vizitojë Kosovën dhe Serbinë

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, pritet që së shpejti të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, në përpjekje për të shtendosur situatën në veri të Kosovës dhe për të bindur palët që të kthehen në dialog.  Lajçak pritet që në Prishtinë të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. BE-ja vazhdon të përsërisë thirrjet për të dyja palët që të bëjnë hapa të menjëhershëm për shtensionimin e situatës dhe të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve. BE-ja po kërkon tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serbë. Po ashtu, blloku evropian po kërkon tërheqjen e kryetarëve të rinj nga ndërtesat komunale, shpalljen e zgjedhjeve në veri dhe zotimin publik të serbëve se do të marrin pjesë në votime. Për shkak të mospërmbushjes së këtyre kërkesave, BE-ja ka nisur së zbatuari disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Në BE kanë thënë se do të ndërmarrim masa edhe ndaj Serbisë nëse vlerësojnë se nuk po vepron sipas pritjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …