Emisari Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se do të largohet nga pozita e tij në kohën e parashikuar, me mandatin e tij që përfundon më 31 gusht. Nominimi i tij për postin e Ambasadorit të BE-së, në Zvicër ka bërë që ai të zbulojë këtë detaj. Lajçak ka sqaruar se ka qenë e qartë se mandati i përfaqësuesve specialë të BE-së, zgjat për katër vjet, dhe pas kësaj periudhe ata duhet të largohen nga detyra. Për sa i përket emisarit të ri që do ta zërë pozitën e tij, Lajçak ka deklaruar se nuk është pjesë e procesit të përzgjedhjes së pasardhësit të tij dhe nuk do të japë deklarata rreth kësaj çështjeje. Megjithatë, ai ka vlerësuar njohuritë dhe interesimin e Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar atë si një faktor të rëndësishëm për zgjedhjen e pasardhësit të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …