Emisari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me anëtarët e Bundestagut dhe ka diskutuar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ai ka thënë me këtë rast se ka pasur një shkëmbim të hapur dhe të thellë me anëtarët e Komisionit të Bundestagut për Bashkimin Evropian, në Bruksel. Folëm për momentin e ri të zgjerimit të Bashkimit Evropian, gjendjen e dialogut, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e ardhshëm që duhet t i ndërmarrim. Lajçak i ka falënderuar anëtarët e Bundestagut për mbështetjen që i kanë dhënë atij në punën që e bën në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …