Miroslav Lajçak e fillon punën për të kontaktuar “partnerët” siç i quan ai për të rifilluar dialogu Kosovë - Serbi

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak në fund të javës takohet me Albin Kurtin dhe krerët e opozitës

Emisari special, Miroslav Lajcak vjen të premten në Prishtinë. Para takimit të 18 marsit mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajcak, pritet ta vizitojë Prishtinën dhe më pas edhe  Beogradin. Kjo vizitë e Lajcakut pritet të ndodhë, para takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq, që është caktuar të mbahet me 18 mars, në Ohër të Maqedonisë Veriore. Kryeministri Kurti, pasi zyrtarisht ka pranuar propozimin evropian më 21 shkurt, ka thënë se negociatat për normalizim do të vazhdojnë përmes diplomacisë fluturuese. Dy partitë opozitare, PDK dhe LDK e kanë kritikuar Kryeministrit Kurti që pranoi propozimin evropian, i cili thonë se nuk sjell marrëveshje finale me Serbinë e as njohjen reciproke. Sipas opozitarëve, Kurti, përmes këtij plani, ka pranuar themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, dhënien e statusit të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë dhe vazhdimin e pafund të bisedimeve me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se deri më 22 nëntor, përmes platformës elektronike janë regjistruar afro 19 mijë votues

Edhe një muaj ka mbetur deri në përfundimin e afatit të aplikimit për regjistrim si …