Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, ka dënuar raportimet për referendume të planifikuara në rajonet e pushtuara të Ukrainës dhe akuzoi Rusinë se kërkon një kthim në një epokë të perandorive dhe kolonive. Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, Macron akuzoi Moskën se po kërkon të krijojë një rend të ri, ku “ata që janë të fortë kërkojnë të nënshtrojnë ata që janë të dobët”. Ajo që kemi parë që nga 24 shkurti është një kthim në epokën e imperializmit”, tha ai. “Franca e refuzon këtë”, shkruan BBC. Imperializmi bashkëkohor nuk është perëndimor”, vazhdoi Macron, duke sulmuar ndikimin që konflikti ka pasur në furnizimet globale të ushqimit. Rusia sot po luan me hegjemoninë, tha mes tjerash Emmanuel Macron.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …