Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një konference për shtyp, me rastin e vizitës zyrtare në kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Paris, kërkoi që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet. Ai po ashtu shprehu mbështetjen për integrimin e shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Dua të përsëris angazhimin e Francës në favor të angazhimit evropian të Shqipërisë dhe më gjerë, të lëvizjes që kemi për Ballkanin Perëndimor. Siç e nënvizova para gjashtë muajve në Tiranë, këtu bëhet fjalë vetëm për të vepruar për bashkimin e Evropës, për ta bërë më të fortë, më sovrane në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës, por gjithashtu përballë kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Është gjithashtu një premtim paqeje për të gjithë rajonin”, tha Macron sipas kryeministrisë shqiptare. Dua të përshëndes gjithashtu zërin e veçantë dhe të fortë të Shqipërisë në rajon dhe në skenën ndërkombëtare. Në të gjitha çështjet rajonale, është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku zëri juaj është i çmuar”, saktësoi me këtë rast, kryetari i Francës, Emmanuel Macron.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …