Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Mishel Barnije

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri pas dorëheqjes së Michel Barnier, qeveria e të cilit u rrëzua pas një votimi mosbesimi në parlament. Në një fjalim drejtuar kombit, Macron hodhi poshtë presionet e opozitës për të dhënë dorëheqjen, duke u zotuar të qëndrojë plotësisht, deri në fund të mandatit, që përfundon në vitin 2027. Ai falënderoi z. Barnier për përkushtimin e tij gjatë periudhës si kryeministër dhe kritikoi ashpër bllokimin e parlamentit, duke e quajtur një “front anti-republikan” të krijuar nga ekstremi i majtë dhe e djathta me qëllim rrëzimin e qeverisë. Dorëheqja e Barnier erdhi pas një votimi, duke e bërë këtë rast të parin në më shumë se 60 vite që një qeveri franceze rrëzohet nga parlamenti. Macron e quajti këtë zhvillim të paprecedent.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …