leoni

Emmanuel Macron i kërkon kryetarit turk Erdogan angazhim për ta qetësuar situatën e tensionuar në Mesdheun Lindor

Emmanuel Macron, nuk pajtohet me kryetarin amerikan, Joe Biden i cili e përshkroi Vladimir Putinin si një “kasap”

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, ka folur për një “përshkallëzim verbal” pasi kryetari  amerikan Joe Biden e përshkroi Vladimir Putinin dje në Varshavë si një “kasap” gjatë fjalimit të tij dhe se “ai nuk mund të jetë më në pushtet”. “Unë nuk do të përdorja terma të tillë sepse jam ende në bisedime me presidentin Putin”, tha Macron. Duke komentuar deklaratat e Biden për presidentin rus, Macron tha se ai dëshironte të “ndalonte luftën që Rusia filloi në Ukrainë pa luftë”. “Ky është qëllimi dhe nëse duam ta arrijmë, nuk kemi nevojë për përshkallëzim me fjalë apo me vepra. Ne evropianët nuk duhet t’i nënshtrohemi përshkallëzimit dhe nuk duhet të harrojmë gjeografinë dhe historinë tonë. “Ne nuk jemi në luftë me popullin rus,” tha ai, duke shtuar se Evropa nuk ishte më në kontekstin e Luftës së Ftohtë midis Moskës dhe Uashingtonit. Macron tha gjithashtu se do të bisedonte me Putinin të hënën ose të martën për të rregulluar pa vonesë, evakuimin e banorëve të Mariupolit, me ndihmën e Turqisë, Greqisë dhe organizatave të ndihmës, dhe në bashkëpunim me autoritetet ukrainase dhe kryetarin e bashkisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …