Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se ta luftosh terrorizmin nuk nënkupton “ta bësh Gazën rrafsh me tokën”, duke iu referuar përgjigjes ushtarake të Izraelit ndaj një sulmi brutal të Hamasit – grupit radikal palestinezë të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – më 7 tetor në Izrael. Ne nuk mund ta lejojmë të lëshojë rrënjë idenë se një luftë efikase kundër terrorizmit nënkupton rrafshimin e Gazës, apo sulmimin e popullsisë civile pa dallim”, tha Macron. Ai i bëri thirrje Izraelit t’i japë fund “kësaj përgjigje, sepse nuk është e duhura, sepse të gjitha jetët vlejnë njëjtë dhe ne i mbrojmë ato”. Në fillim të dhjetorit, kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Izraeli është duke e humbur mbështetjen globale për shkak të bombardimit të pakujdesshëm të Rripit të Gazës dhe i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanjahu ta ndryshojë Qeverinë e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …