Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ketë rol qendror në dialogun midis Kosovës e Serbisë sepse kjo mosmarrëveshje është sfidë e sigurisë evropiane. Sipas tij dialogu mund të rifillojë në një samit që do të mbahej në Paris, në organizim të Francës dhe Gjermanisë. Macron ka thekson se ky proces duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht obliguese për palët. Kryetari francez, kërkon nga kryeministri Hoti që në Kosovë duhet të bëhen “reforma thelbësore“ për konsolidimin e shtetit të së drejtës, për luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit dhe për zhvillimin ekonomik e special të vendit. Ai ka premtuar mbështetjen e vendit të tij për këto reforma.
