Kryetari francez, Emmanuel Macron, ka thënë se rebelimi i shkurtër i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin tregon, siç u shpreh ai, brishtësinë e ushtrisë ruse. Ai tha gjithashtu se justifikonte mbështetjen që Perëndimi i ka dhënë Ukrainës. “Situata vazhdon të evoluojë, por tregon ndarjet që ekzistojnë brenda kampit rus, brishtësinë e ushtrive dhe forcave të saj ndihmëse si Grupi Wagner”. “E gjithë kjo duhet të na bëjë shumë vigjilentë dhe të justifikojë plotësisht mbështetjen që po u japim ukrainasve në rezistencën e tyre”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …