Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Emmerson: Prokuroria e Gjykatës Speciale po manipulon me dëshmitarin, Ramiz Qeriqi, duke e shfrytëzuar si Kali të Trojës

Paraqitja e Ramiz Qeriqit, dëshmitar i Prokurorisë Speciale në rastin e paragjykuar penal kundër kreut të UÇK-së, në gjykimin që po zhvillohet  në Hagë, kur dihet se ai është  i akuzuar po nga kjo Prokurori, për krime lufte, është një rast, sui generis, ose ndonjë kushtëzim paraprak, ose  një manipulim i Prokurorisë për qëllime që do të zbulohen gjatë procedurës së  gjykimit. Dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi  tha se është dëshmitar në këtë rast gjyqësor dhe se nuk e ndjenë vetën si të dyshuar, prandaj nuk ka kërkuar as avokat. Nuk jam duke kuptuar se çfarë po kërkoni nga unë,  ju si avokat mbrojtës, ka thënë ai. Duke komentuar lidhur me disa materiale të cilat do të pranohen si prova, avokati Ben Emmerson ka thënë se Prokuroria po e shfrytëzon këtë dëshmitar si Kali të Trojës. Në faqen 1 ka informacion për zonën e Nerodimes. Në faqen 3 funksionimi i Policisë ushtarake. Në faqen 6 për Task-Forcën dhe urdhrin që jep Shtabi i Përgjithshëm që të mos lëvizin, në faqet e tjera aktivitetet e Policisë Ushtarake”, tha prokuroria. Kjo është arsyeja pse kjo qasje e gabuar po shfrytëzohet një dëshmitar i cili mund të tregojë se një pjesë e dokumentit është i saktë, për të trafikuar pjesën tjetër të këtij dokumenti të cilën prokuroria do të mbështetet për pjesët e tjera. Ky është shqetësimi që kemi identifikuar ne, pavarësisht se Prokuroria në këtë rast ka treguar hapur  pse ky dëshmitar po përdoret si Kalë Troje në këtë drejtim, saktësoi avokati Ben Emmerson.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Hoti: Gjatë mandatit tim punuam me aleatët që Kosova të shihej si sfidë integrimi, jo sigurie

Oda Ekonomike Amerikane shënoi katërvjetorin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri …