Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka uruar klubin e qytetit KB “Grapeland” për plasmanin në Superligën e Kosovës në basketboll pasi të dielën mbrëma në “Mizair Isma” mposhtën në ndeshjen e tretë të serisë finale, KB KEK-un me rezultat 75:69 (38:33).
Kryetari Latifi në postimin e tij në facebook, ka shkruar se sonte, në një atmosferë që elektrizoi gjithë Rahovecin, djemtë tanë triumfuan me rezultat 75:69 ndaj KB “KEKU-t” dhe siguruan inkuadrimin në Superligën e Kosovës!
Ishte më shumë se një fitore. Ishte shpërblimi i përkushtimit, djersës dhe dashurisë për fanellën.
Faleminderit lojtarëve, stafit të palodhur dhe tifozerisë së zjarrtë që e bënë këtë natë të paharruar!
Përpara, KB “GRAPELAND”!, ka shkruar ndër të tjera në rrjetin e tij social, Facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.
Grapeland e fitoj serinë finale (2:1), ndonëse ekipi i KEK-ut e nisi më mirë serinë duke fituar përballjen e parë në Palestrën “Mizair Isma” në Rahovec me shifrat 69:78. Në ndeshjen e dytë, KB Grabeland iu revanshua me fitore 74:70, dhe në ndeshjen përcaktuese të dielën në “Mizair Isma”, Grapeland fitoj me shifrat 75:69 (20:13, 18:20, 16:17 dhe 21:19), për të kalaur kështu për herë të parë në Superligën e Kosovës.